Vaj i Limonit
Vaj i Limonit
Vaj i limonit
Vaji esencial i limonit nxirret nga lëkura e limonit dhe njihet dhe vlerësohet për vetitë e tij aromaterapike.
Përdoret në produkte të shumta kozmetike për lëkurë të prirur për puçrra, me yndyrë dhe ka veti të rigjenerojë fytyrën duke i dhënë shkëlqim.Ky vaj esencial gjithashtu dallon për vetitë antioksiduese dhe është i dobishëm për forcimin e thonjve.
Nëse përdoret brenda një dhome, ai ofron një ndjenjë rehatie dhe relaksimi. Vaji thelbësor i limonit gjithashtu dallohet për vetitë astringjente,antibakteriale. Këshillohet të aplikohet i holluar duke përdorur një vaj hollues, ose duke përzier disa pika me produkte të tjera. E shkëlqyeshme për masazhe për të nxitur qarkullimin limfatik dhe të gjakut. Thjesht shtoni disa pika vaj esencial limoni në një krem ose vaj tjetër dhe pastaj masazhoni krahët, këmbët dhe kaviljet.