Sapun me Mandarinë(Satsuma)
Sapun me Mandarinë(Satsuma)
Satsuma është një lloj mandarine, e rritur kryesisht në rajonin e Detit të Zi. Është jashtëzakonisht e pasur me vitaminë C dhe hekur. Duke qenë se ka veti antioksiduese, ekuilibron kolesterolin, rrit rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon inflamacionin, është i mirë për gripin dhe të ftohtin, qetëson nervat dhe ndikon pozitivisht në pagjumësi.
Satsuma, është produkti që do ti japë gjallëri lëkurës përmes përshpejtimit të qarkullimit të gjakut dhe kujdeset për lëkurën tuaj pa e tharë atë falë bazës natyrale që ka. Pastron lëkurën nga qelizat e vdekura, largon acarimin, ndihmon në shërimin e plagëve dhe forcon lëkurën.
Satsuma gjithashtu ka efekte pozitive në flokë. Nga njëra anë, ndihmon që flokët të rriten në një mënyrë të shëndetshme, nga ana tjetër, vonon thinjen e flokëve.
Të gjithë anëtarët e familjes mund të përdorin sapunin Satsuma, i cili do j'u japë ndjesinë e freskisë me aromën e tij të ëmbël të agrumeve. Do të ndjeni që lëkura juaj është më e pastër dhe më e bukur falë këtij sapuni të testuar dermatologjikisht
Përdorimi:
Lani fytyrën duke e shkumuar me sapunin dhe lëreni në formën e një maske për dy deri në tre minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.
Nëse dëshironi ta përdorni gjatë dushit, shkumojeni me ujë të nxehtë dhe aplikojeni në të gjithë trupin dhe flokët. Prisni për një kohë dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
* Nuk përmban substanca të dëmshme për shëndetin e njeriut si SLS, SLES dhe paraben. Produkti nuk është testuar në kafshë.