Enchanté
Enchanté
Magjepëse me setin Gizzene!
Highlighter-Gizzene
Highlighter i lëngshëm për një shkëlqim natyral dhe të lehtë që të gjitha ne e duam.Ky highlighter reflekton dritë dhe njëtrajtësohet me lëkurën tuaj për t'ju dhënë një shkëlqim të shëndetshëm dhe natyral. Frymëzuar nga shkëlqimi i freskët i dritës së këndshme gjatë lindjes së diellit, është krijuar kjo formulë e përsosur për t'ju dhënë një shkëlqim të shëndetshëm.
Aplikojeni këtë highlighter si një shkëlqim të gjithanshëm duke e aplikuar atë në mënyrë të barabartë në fytyrën tuaj tek mollëzat dhe poshtë urës hundës.
Formula ju jep një ndjesi të lehtë, aplikohet shpejt duke ju dhënë një përfundim natyral dhe plot me shkëlqim.
Korrektor Gizzene
Korrektori perfekt për aplikimin poshtë syve .Korrektor i lëngshëm me një strukturë kremoze që jep një mbulim të lartë.I jep një ndjesi të lehtë lëkurës dhe aplikohet butësisht në mënyrë të njëtrajtshme.
-Nuk ka elementë shtesë të panevojshëm.
Pothuajse nuk ndjehet dhe mbulon në mënyrë perfekte.
Fsheh njollat e errëta dhe ka vetinë të përshtatet me tonet e lëkurës.
Korrektori përdoret për të hapur ngjyrën në zonën e poshtë syve, për të zhdukur rrathët e zinj,për të mbuluar shenjat ose njollat dhe ndihmon konturin për te krijuar iluzionin e fytyres së tërhequr.
Laps për vetullat-GIZZENE
Për një stilim të saktë të vetullave dhe për një rezultat sa më natyral.
Laps mbushës dhe formues për vetullat ,super i lehtë në përdorim.
Jepini formën që dëshironi vetullave tuaja.
Lapsi i vetullave të Gizzene jep mundësinë për fillestarët dhe profesionistët që dëshirojnë vetulla më të plota sepse është aq i thjeshtë për tu përdorur.
Furça e vetullave në kapakun e lapsit ndihmon për stilim më të plotë.
Rezistent ndaj ujit.