Skip to product information
1 of 6

Modastika Cosmetics

Makineria për maska BIO

Makineria për maska BIO

Regular price Lek 25,000 ALL
Regular price Lek 35,000 ALL Sale price Lek 25,000 ALL
Sale Sold out
Tax included.

Tani ju mund të keni maska shumëngjyrëshe plot vitamina për fytyrën tuaj sipas dëshirës dhe preferencave,në komoditetin e shtëpisë tuaj.

Maska Modastika e Sigurt dhe Unike!

Maska për fytyrën me ngjyra të ndryshme mund të projektohen me lëng frutash dhe perimesh,çaj,qumësht,qumësht soje, mjaltë, birrë, verë të kuqe, vajra esenciale, bimë, lule,vezë duke i bashkuar kolagjenin natyral ekskluziv (të certifikuar nga FDA) dhe përbërës të ndryshëm natyralë të cilat sigurojnë maskat që keni ëndërruar.

Femrat kanë tendencën për të humbur kolagjen në një distance kohore  më të shpejtë se sa burrat. Fatkeqësisht, proteinat e rëndësishme varfërohen ndërsa vitet kalojnë, duke shkaktuar rrudha dhe shenja të dukshme të plakjes.

Lajmi i mirë është se kolagjenin mund ta rindërtoni!

Po Po !Ju do të mund ti riktheni lëkurës pamjen e freskët dhe rinore falë përdorimit të kolagjenit ne ritualet e përkujdesit të lëkurës.

Kolagjeni është nevoja themelore jo vetëm për parandalimin e shenjave të plakjes, por ndihmon dhe në zbardhjen e lëkurës, në mbajtjen e elasticitetit të saj. Parandalon oksidimin e qelizave dhe ngadalësimin e plakjes për tu mbajtur të rinj dhe të bukur.

Normalisht që 1 maskë fytyre ka nevojë vetëm për 1 pilulë kolagjeni, por nëse vini re se maska ​​është shumë e hollë, mund të vendosni 2 kolagjen.

Bëni vetë lloje të ndryshme të maskave të fytyrës me lëngun e frutave dhe perimeve, sipas preferencave dhe nevojave të fytyrës tuaj.

Disa nga recetat ju mund ti "gatuani" shpejt e shpejt dhe fare pa kosto,zgjidhni tani:

Kastraveci 

Kastraveci përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës C, karoten, sasi të vogla sheqeri, proteina, kalciumi, fosfori, hekuri dhe ushqyesve të tjerë, të cilët janë thelbësore për trupin e njeriut. Kastraveci si një kontribues në reduktimin e peshës trupore, po merr gjithnjë e më shumë hapesirë në kujdesin e lëkurës.

Domatja

Domatet janë të pasura me lëndë ushqyese, ku disa prej tyre mund të absorbohen drejtpërdrejt nga lëkura dhe rrisin funksionalitetin e këtij organi,  që na përfaqëson së jashtmi. Domatet të njohura ndryshe si depo vitaminash, përmbajnë pothuajse të gjitha vitaminat më të rëndësishme.

Pjeshka

Pjeshka përmban proteina, yndyrë, karbohidrate, fibra të papërpunuar, kalcium, fosfor, hekur, element karotene, vitaminë B1 dhe acid organik, pra një efekt i mirë hidratues që do ta bëjë lëkurë të shkëlqejë!

Molla

Molla përmban vitamina të pasura, minerale, fibra, sheqer natyral dhe lëndë ushqyese të tretshme. Janë këto përbërës, të lehtë për tu përthithur nga lëkura, që e ndihmojnë atë të mbajë butësinë dhe elasticitetin e duhur.

Rrushi

Ka funksion antioksidues dhe mundëson një lëkurë kompakte dhe efekt të dukshëm kundër rrudhave.

Aloe Vera

Mjafton të përmendim emrin Aloe Vera dhe të gjithë kemi në mendje një kontribues të vërtetë bukurie!

Ja përfitimet që merr lëkura nga maska me Aloe Vera:

  1. Ushqen dhe hidraton lëkurën
  2. Eliminon aknet
  3. Largon qelizat e vdekura
  4. Rigjeneron zonat e dëmtuara
  5. Pastron thellësisht lëkurën
  6. Ka veti antibakteriale, antialergjike dhe anti inflamatore
  7. Veti shëruese dhe eliminon shenjat

 Kivi

E dinit që kivi është i tejngopur me vitaminë C dhe rrit prodhimin e kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës?

Po! Kivi luan një rol shumë të rëndësishëm në zëvëndësimin e qelizave të vdekura me qeliza të reja dhe të sheëndetshme. Farat e zeza te kivit ndihmojnë në parandalimin e prodhimit të sebumit dhe në këtë mënyrë ’vonojnë‘ rrudhat e shkaktuara nga mosha.

Qershia

Qershitë përmbajnë shumë vitamina të cilat ndihmojë në ekuilibrimin e sekretimit të sebumit dhe i siguron lëkurës hidratimin e nevojshëm. Përdorimi i maskës me qershi ndikon në zbarthjen e tonit të lëkurës dhe e ndihmon atë ne parandalimin e shenjave të moshës.

Shalqi

Maska ​​e lëngut të shalqinit është maska më hidratuese që lëkura juaj do të provojë. Me rolin e tij si zbardhues i lëkurës dhe përdorimi afatgjatë mund të parandalojë rrezatimin ultraviolet që depërton në lëkurë. Dielli dëmton seriozisht lëkurën tonë nëse e ekspozojmë pa kriter, duke shkaktuar fillimisht skuqje dhe dëmtim.

Në rast se dëmi është bërë dhe ndodheni përballë një lëkure të dëmtuar, ju vjen në ndihmë  maska me shalqin

Tashmë e dini depon tuaj të hidratimit dhe mbrojtjes!

Limoni

Limoni përmban një shumëllojshmëri të limonenit, aloesinës, acidit citrik dhe vitaminës AB, CDE dhe substancave të tjera dhe është zgjedhja perfekte për zbardhjen e lëkurës. Lëngu I limonit përmban vlera antibakteriale të cilat parandalojnë aknet.

Më poshtë po ju rendisim disa përfitime nga maska me limon­:

  1. Parandalon yndyrën e lëkurës
  2. Heq njollat
  3. Zbardh lëkurën
  4. Hidraton
  5. Lufton aknet

 Pitaja

  1. vitaminë E
  2. fruktozë
  3. përmbajtje e pasur me proteina bimore
  4. depërtim i fortë
  5. antioksidim
  6. anti plakje
  7. hidratim

 Karrota

Karrotat janë një depozitë vitaminash, të vlefshme për shëndetin e fytyrës dhe trupit. Janë të pasura me hekur dhe vitamina. Karrotat janë në dispozicion gjatë gjithë vitit dhe do ju ndihmojnë për të bërë receta të mrekullueshme bukurie. 

  1. Nxisin metabolizmin e lëkurës
  2. Vonojnë plakjen e lëkurës
  3. Plotësojnë humbjen e ujit në lëkurë
  4. Zbehin linjat e imëta
  5. Hidraton
  6. Largon pikat e zeza

 

View full details