Si te zgjedhesh primerin me te mire te makeup-it per llojin e lekures suaj.

 

  1. Cfare eshte nje makeup primer?

Primeri eshte krem qe zakonisht (por jo gjithmone) eshte pa ngjyre, qe ka per qellim te lidh makeupin dhe rutinen e kujdesit te lekures. Primerat e makeup-it do te krijojne nje barriere midis lekures dhe makeupit, krijon nje siperfaqe lekure me te lemuar per aplikim makeupi me te mire, te zgjase veshjen e makeup-it dhe te permiresoj aparencen mbi te gjitha. Nqse vereni se te gjitha fondatinat kane tendencen te oksidohen dhe te ndryshojne ngjyren mbas kontaktit me lekuren tuaj, do te shikoni qe primeri do te krijoje ate barrieren qe do te ndaloj fondatinen pasi eshte vene ne kontakt me sebumin e lekures suaj dhe do oksidohet. Cfare eshte interesant eshte se primera te ndryshme makeupi kane funksione te ndryshme, prandaj nuk ka rendesi se cfare mendoni se cila mund te jete efekti me I mire, ka nje primer qe do ju jape ate efekt qe kerkoni. Disa primera do te hapin ngjyren e lekuren dhe do tju japin nje efekt te ndritshem, por ka edhe te tjere qe do tju japin efektin mat. Po ashtu ka primera qe do rregullojne ngjyrat e lekures dhe disa te tjera do te zhdukin imperfeksionet. Primerat zakonisht kane edhe dobi per shendetin e lekures, mund te hidratojne, sigurojne mbrojtjen nga dielli, ose mund te permbajne ingredient kunder moshes dhe kunder akneve.

  • Si te zgjeshim primerin bazuar ne llojin e lekures.

I njejti primer nuk do te duket njelloj ne tipe te ndryshme te lekures, prandaj per ta bere makeup-in te duket sa me e perkryer, do tju duhet te dini se cfare primeri te zgjidhni bazuar ne llojin e lekures suaj.

 

  1. Primera makeup-i per lekure normale

Nqse lekura juaj eshte normale, do te thote qe poret tuaja nuk jane as shume te medhaja as shume te vogla dhe se lekura juar nuk behet as shume e yndyrshme as shume e thate gjate gjithe dites, kemi disa opsione per primera. Ju nuk do te doni nje primer qe do tju japi nje efekt mat por do te doni nje primer qe do te kryej nje pune te mbreselenese ne zgjatjen e veshjes se makeup-it dhe do te kete dobi shtrese ne mbrojtjen e lekures nga dielli. Meqe makeup-i i ndritshem eshte trend ne kohet e sotme, ju me siguri do tju pelqej nje primer i ndritshem. Lloji I lekures normale nuk ka probleme te tilla si skuqje apo njolla, prandaj nje primer qe mbush poret mund te zevendesoj edhe fondatiten per ju.

  1. Primera makeup-i per lekure te yndyrshme

Nqse lekura juaj eshte e yndryshme, eshte mese e evidente qe do ju duhet qe nje primer me efekt mat. Nje primer mat do te ndaloj lekuren tuaj per tu bere e ndritshme dhe e yndyrshme gjate dites. Meqe njerezit me lekure te yndyrshmekane pore me te medha, nje primer per lekura te yndyrshme do te kene edhe efekt pore minimalizues. Se fundmi, duke qene se lekurat e yndyrshme jane te prirura per akne, ka primera makeup-i qe kane ingredient kunder akneve dhe do mbaj larg daljen e akneve.

  1. Primera makeup-i per lekure te thate

Lekura e thate eshte me e komplikuar per ti gjetur primer. Ju do te doni nje primer qe eshte hidratues per lekuren tuaj dhe qe tju japi nje efekt te ndritshem. Gjithsesi, shpeshhere fjala “ndritshem” eshte zevendesuese per fjalen e shkelqim. Fatkeqesisht, shkelqimi mund te theksoj poret. Lloji i lekures se thate e ka me te veshtire per te gjetur nje primer qe ti pershtatet, prandaj eshte e rendesishme te kerkosh per moster perpara se te blesh produktin. Synimi eshte te gjesh nje primer qe eshte hidratues dhe kremoz por qe ka teksture shume te lehte.

  1. Primera makeup-i per lekure te kombinuar

Me llojin e lekures se kombinuar jane dy opsione: ose zgjidh nje primar neutral qe nuk do te kete nje efekt mat por as nje qe do tju bej te shkelqeni. Do e bej fondatinen qe vehet me lemuar dhe do zgjas me shume. Alternativa tjeter eshte te zgjidhni nje primer me efekt mat per pjesen e fytyres qe lekura eshte e yndyrshme dhe nje primer tjeter per pjesen tjeter e lekures qe eshte e thate.

  1. Primera makeup-i per lekure te maturuar

Primerat e makeup-it jane te shkelqyera per lekure te maturuar sepse mund te mbushin dhe zbehin rrudhat. Kerkoni per nje primer qe eshte e lehte dhe hidratues pa shkelqim. Shume prej primerave te makeup-it kane ne perberje edhe mbrojtjen kunder diellit, qe eshte produktin me i fort kunder moshes, ashtu si edhe me antioksidante, qe kane nje impact pozitiv per shendetin e lekures suaj. Ju gjithashtu mund te perdorni nje primer qe terheq lekuren tuaj dhe krijon efektin e ngritjes se fytyre (facelift).

  1. Primera makeup-i per lekure sensitive

Primerat e makeup-it jane te shkelqyera per lekure sensitive sepse japin nje shtrese shtese mbrojtese nga ambienti i jashtem. Sigurohuni qe primeri te mos kete fragrance te forte ne menyre qe te mos shkaktoj irritim. Nqse keni ndjeshmeri te lart qe shkakton skuqje, ju mund te preferoni nje primer qe eshte me baze jeshile, pasi neutralizon tonet e te kuqes ne lekuren tuaj. Ne kete menyre ju do te perdorni me pak fondatine. Ju gjithashtu mund te kerkoni per ingredient butes ne primer, si ekstrakte te cajit jeshil.

 

     Si te aplikojme primerin e makeup-it?

 

  • Nisni me nje lekure te pastruar mire. Makeup-i duket me mire kur lekura eshte e hidratuar, prandaj shmagni tharjen e teper te lekures.
  • Nqse lekura juaj eshte e yndyrshme, mund te kaloni hapin e hidratuesit meqe primeri mund tju jap hidratim, por nqse keni lekure te thate ose primeri ka efekt shume mat, hidratojeni lekure me hidratues te lehte, qe thithet shpejt dhe eshte pa vaj.
  • Me primer, pak eshte shume. Nxirr sasi sa nje bizele dhe vendoseni ne balle, hunde, mjeker dhe nqse eshte e nevojshme vendoseni ne faqe. Eshte me e lehte per tu perfituar me e bute dhe me e holle aplikimi nqse perdorni duart e jo furce apo sfungjer.
  • Ne levizje per poshte, pa arritur ne ndarjen e flokeve, lehtesisht masazhoni primerin ne lekuren tuaj, ne menyre qe te mbush te gjitha poret dhe te zbus lekuren njetrajtesisht. Sa me e holle shtresa aq me mire, por duhet kushtuar kujdes te mos e punojme shume gjate produktin.
  • Duhet te prisni 3-5 minuta qe primeri te fiksohet.
  • Tani jeni gati qe te keni aplikimin me te lemuar te fondatines se asnjehere. Aplikoni fondatinen ne menyre qe ju preferoni.
Back to blog