Si te gjejme ngjyren perfekte te fondatines per fytyren.

Si te gjejme ngjyren perfekte te fondatines per fytyren.

 

Fondatina eshte baza kozmetike qe perdoret per te mbuluar njollat dhe e njetrajteson ngjyren e fytyren ne menyre qe nje siperfaqe uniforme, ku ne te cilen do te aplikohen produktet e tjera te makeup-it. Eshte e rendesishme te perdoret ngjyra e duhur sepse nje fondatine e gabur duket jo natyrale dhe nuk do krijoj siperfaqen e duhur per pjesen tjeter e makeup-it. Ka disa faktore qe duhen te merren ne konsiderate kur do te zgjedhim ngjyren e fondatinen duke perfshire ketu llojin e lekures, tonin e lekures dhe fytyren.

 

  1. Te kuptosh nen ngjyrat e lekures.

Perpara se te zgjedhesh fondatinen eshte me e mira te percaktosh disa gjera per lekuren tuaj, sic eshte nen ngjyra e lekures. Siperfaqja e lekures mund te ndryshoje ngjyre per disa gjera, si e ekspozimi ndaj elementeve ose akneve, nen ngjyra e lekures do te qendroj gjithmone njelloj. Prandaj percaktimi I nen ngjyres se lekures do t’ju ndihmoj te gjeni fondatinen e duhur. Ne pergjithesi, jane tre lloj kategori te nen ngjyrave:

  • E ftohte, qe do te thote lekura juaj eshte me blu, e kuqe ose roze,
  • E ngrohte, qe do te thote lekura juaj eshte me e arte, e verdhe ose ngjyre pjeshke,
  • Neutral, qe do te thote qe lekura juaj ka miksim te ngjyrave te ngrohta dhe te ftohta.
  1. Te percaktoni nen ngjyren

Ka disa teste qe mund t’ju ndihmojne te percaktoni nese nen ngjyra e lekures suaj eshte e ngrohte, e ftohte apo neutral. Testet perfshijne caktimin e ngjyres se flokeve dhe syve, ne cilat ngjyra dukeni me mire, si reagoni ndaj diellit dhe ngjyra e venave.

  • Ngjyra e flokeve e zeze natyrale, kafe ose bionde te kombinuara me ngjyre te syve jeshile, gri apo blu eshte tregues qe keni nen ngjyre te ftohte. Ngjyra e syve lajthi, kafe apo e arte e kombinuar me ngjyren e flokeve e zeze natyrale, geshtenje apo e kuqe eshte tregues qe keni nen ngjyre te ngrohte.
  • Bizhuterite argjendi do duken me mire nqse keni nen ngjyre te ftohte, bizhuterite floriri do duken me mire nqse keni nen ngjyre te ngrohte. Personat me nen ngjyre neutrale do te duken mire si ne argjend dhe flori.
  • Personat qe jane me nen ngjyre te ftohte kane tendencen to skuqen dhe te digjen shpejt nga dielli, kurse ata qe jane me nen ngjyre te ngrohte do te nxihen ne diell.
  • Venat blu ne brendesi te kycit tregojne qe keni nen ngjyre te ftohte, kurse venat jeshile tregojne qe keni nen ngjyre te ngrohte, venat qe jane midis bluse dhe jeshiles tregojne qe keni nen ngjyre neutale.
  1. Cila fondatine pershtat me shume me llojin e lekures

Duke ditur nqse keni lekure te thate apo te yndyrshme nuk do te ndihmoj ne zgjedhjen e ngjyres se fondatines, por do te ndihmoj ne zgjedhjen e duhur te fondatines per llojin e lekures. Per me shume te dhena rreth llojeve te lekures, kerkoni ne blog-et e meparshme.

  • Zgjidhni perfundim mat ose likuid pa vaj ose fondatine pluhur nqse keni lekure te yndryshme.
  • Zgjidhni krem hidratues ose fondatine stik nqse keni lekure te thate.
  • Zgjidhni fondatine kunder alergjive dhe pa fragrance nqse keni lekure te ndjeshme.
  • Zgjidhni fondatine pluhur nqse keni lekure te kombinuar.
  • Zgjidhni fondatine me mbulim mesatar ose te larte nqse keni siperfaqe lekure jo te njetrajshme dhe deshironi te mbuloni lekuren sa me shume, ne te kundert zgjidhni fondatine qe kane mbulim te lehte nqse keni siperfaqe lekure pothuajse te njetrajtshme dhe deshironi nje paraqitje sa me natyrale.
  • Eshte gjithmone nje ide e mire te blesh fondatine qe permban SPF (mbrojtje nga dielli), sepse do te krijoj sasi te vogel mbrojtje nga rrezet ultraviolet.

 

Kerkimi I ngjyres perfekte te fondatines

  1. Perdor lekuren per te ulur mundesite. Ju tashme e dini se cfare kerkoni ne nje fondatine bazuar ne llojin e lekures suaj dhe tani eshte momenti per te perdorur dijen qe keni marr per nen ngjyrat per te zgjedhur disa ngjyra te mundshme. Perpara se te drejtoheni ne dyqanet e kozmetikes, konsiderojeni se me cfare baze dhe ngjyre do I shkonte me shume bazuar ne nen ngjyrat.
    1. Per nen ngjyra te ftohta: zgjidhni nje fondatinen me baze ngjyre roze, te kuqe ose blu dhe merrni ne konsiderate ngjyrat cacao, rose, sable dhe porcelain.
    2. Per nen ngjyrat e ngrohta: zgjidhni nje fondatine me baze te verdhe dhe merrni ne konsiderate ngjyrat caramel, golden, tan, chestnut dhe beige.
    3. Per nen ngjyrat neutral merrni ne konsiderate ngjyrat buff, nude, ivory dhe praline.
  2. Zgjidhni dyqanet e kozmetikes. Kur bleni fondatine, kerkoni dyqane ku ju ofrohet sherbimi I eksperteve te bukurise qe t’ju ndihmoj te zgjidhni ngjyren dhe fondatinen e duhur. Nqse nuk ofrohet sherbimi, kerkoni per dyqane qe kane mostra te fondatinave ne menyre qe te percaktoni vet ngjyren e duhur perpara sa ta bleni.
  3. Testoni disa ngjyra. Perdorni informacionin per nen ngjyrat dhe zgjidhni disa fondatina qe ti provoni. Pastaj provoni fondatinen duke e vene ne pjesen e mjekres. Lekura ne mjeker do jete me e afert ne nen ngjyrat tuaja natyrale dhe do t’ju krijoj nje ide sesi do te duket fondatina edhe ne qafe.
    1. Nqse ne dyqane nuk ua ofrojne mostra, mbajeni shishen e fondatines midis mjekres dhe qafes.
    2. Edhe nese jeni duke provuar moster apo duke e mbajtur shishen e fondatines, gjeni nje dritare ose dere, qe te shikonin sesi duket ngjyra e fondatines ne drite natyrale.
  4. Zgjidhni fondatinen. Fondatina me e mire eshte ajo qe humbet ne lekure. Fondatina nuk supozohet te shikohet, por te krijoje nje siperfaqe te njetrajtshme ne te cilen do punohet. Perdoni metoden e proves ne mjeker per te percaktuar se cila fondatine perthithet me mire ne lekuren tuaj. Kjo eshte ngjyra e fondatines qe do te mbuloj me se miri njollat dhe skuqjet nderkohe qe dukeni natyrale.

 Rregullojeni fondatinen

  1. Zbardheni fondatinen nqse eshte shume e erret. Nqse keni blere ngjyren e gabuar dhe nuk e ktheni dot dhe jeni akoma duke mbaruar fondatinen e vjeter, mund ta rregulloni ngjyren e fondatines per te bere me te pershtatshme per lekuren. Nje menyre sesi mund ta hapni ngjyren e fondatines eshte duke e aplikuar me nje sfungjer ne vend te gishterinjve. Gjithashtu mund ta hapni ngjyren e fondatikes duke e perzier me:
    1. Hidratant,
    2. Primer,
    3. Fondatine me ngjyre te hapur,
    4. Korrektor ose puder.
  2. Erresojeni fondatinen nqse eshte shume e hapur. Ashtu sic mund te hapni ngjyren e fondatines ashtu edhe mund ta erresoni, ne menyre qe t’ju pershtatet me lekuren Per te erresuar fondatinen provoni:
    1. Te shkoni korrektor,
    2. Ta perzieni me bronzerin,
    3. Duke e kombinuar me nje fondatine me te erret ose me hidratues me ngjyre.
  3. Ndryshoni ngjyren e fondatines. Fondatina qe nuk eshte e duhura edhe per nen ngjyrat mund te rregullohet. Per ta bere fondatinen ti pershtatet nen ngjyrese se verdhe, shtoni shafran. Shtoni blush roze-kafe per ta pershtatur me nen ngjyrat me roze dhe blu. Per ta bere fondatinen me kafe, shtoni pluhur kakaoje.
Back to blog