Ne rregull, eshte koha per rrefim. Sa shpesh i pastroni furcat e makeup-it? E verteta eshte qe ju nuk e mbani mend se kur ka qene hera e fundit, por nuk jeni te vetmit. Pastrimi i furcave te makeup-it eshte nje praktike e neglizhuar. Por kur behet fjale sesi duhen pastruar furcat e makeup-it, ka shume arsye per ta bere kete proces prioritet. Kjo eshte pse me poshte do shpjegojme pse eshte e rendesishme te pastrojme furcat e makeup-it dhe si ta bejme me efikase.
Pse duhet ti lani furcat e makeup-it rregullisht?
Furcat e makeup-it jane poroze, qe do te thote qe jane hapesira shume te vogla ku qelizat e lekure, vaji, papastertite dhe pluhuri ndertohen. Dhe bakteriet i adhurojne keto gjera. Keto i bejne furcat e makeup-it te jene ne qendren e vemendjes se bakterieve. Nuk besoj se deshironi te keni ne fytyren tuaj, apo jo? Furcat e papaster jane gjithashtu me te ashper ne lekuren tuaj sepse ato e humbin butesine kur ato mbushen me produkte. Kjo do te thoqe qe jo vetem jeni duke kaluar nje furce te ashper ne fytyren e paster dhe sensitive, por gjithashtu do te keni probleme per te arritur sfumim te mire kur aplikoni makeupin tuaj.
Sa shpesh duhet ti lani furcat e makeup-it?
Mesatarisht, dermatologet rekomandojne qe duhet te pastroni furcat e makeup-it te pakten cdo 7-10 dite, vecanerisht ato qe i perdorni me shpesh si furca e fondatines dhe te korrektorit.
Por cilat jane furcat e makeup-it qe perdoren me rralle?
• Furcat rreth syrit, duhet te pastrohen te pakten dy here ne muaj.
• Te gjitha furcat e tjera duhet te pastrohen te pakten nje here ne muaj.
Si te pastrojme furcat e makeup-it?
Kur behet fjale per pastrimin e furcave, a dime ti pastrojme ashtu sic duhet? Nuk eshte aq shume kohe konsumuese sa mendojme. Dhe benefitet do jene te panumerta. Me poshte do ju tregojme menyren me te mire sesi te pastrojme furcat e makeup-it:
1. Fillimisht, lagni majat e furcave me uje te rrjedhshem te ngrohte.
2. Me pas, mbushni nje ene me uje te ngrohte dhe hidhini pak shampo. Rrotullojeni furcen per te hequr cfare eshte mbledhur ne te. Mund t’ju duhet te perdornin gishtat per te masazhuar dhe per te nxjerr produktin.
3. Shperlajeni majen e furces ne uje te rrjedhshem.
4. Perserisni hapin e dyte dhe te trete derisa uji te jete i paster dhe furca te jete e lare nga cdo papasterti.
5. Lehtesisht shtrydhni cdo akses uji me peshqir te paster dhe te thate.
6. Vendosini furcat te thahen te peshqiri. Lejini furcat te thahen plotesisht perpara perdorimit.
Tani qe e dini sesa e lehte eshte te pastroni furcat e makeup-it, nuk eshte koha per te patur kujdes me te mire per lekuren tuaj? Askujt nuk i pelqejne pucrrat, prandaj pse te rrezikojme nga nje prej furces se papaster?