Bio Snail është një brand italian i themeluar në vitin 2016, me qëllim plotësimin e kërkesave të njerëzve lidhur me kozmetikën, duke prodhuar produkte të cilësisë së lartë me ingredientë natyral.
Bio Snail zgjedh të ndjekë një politikë të sigurt, “të gjelbër” dhe të çertifikuar, e cila siguron respekt dhe mbrojtje për njerëzit, kafshët dhe ambientin në çdo hap të prodhimit, duke nisur nga ferma e kërminjve deri tek produkti final, ku përdoret paketim i riciklueshëm.
Të gjithë ingredientët që përdoren mblidhen në mënyrë strikte nga ferma organike si: vaji i Jojoba dhe Arganit, niseshteja e orizit, gjalpi Shea, ekstrakti i Kalendulës dhe vaji i Ullirit nga Dutchy of Parma, një zonë e Emilia Romagna.
Mukusi i kërmillit mblidhet me kujdes maksimal kundrejt kafshëve dhe natyrës: duke zgjedhur një proces të thjeshtë, ku përfshihet një fermë e madhe natyrale për kërminjtë. Pas mbledhjes së mukusit, kërminjtë kthehen përsëri në habitatin e tyre natyral pa i stresuar apo dëmtuar ato.
Mukusi purifikohet dhe filtrohet, për ta bërë të përdorshëm në kozmetikë.
Përdorimi i mukusit të kërmillit në mjekësi dhe kozmetikë daton që në Greqinë antike, ku Hipokrati e sugjeronte si një balsam shërues dhe anti-inflamator efektiv për lëkurën.
Vëmendjen më të madhe e merr në vitin 1980, në Kili, ku familja Bascunan (të njohur për fermat e tyre të kërminjve në tregun ushqimor francez), vunë re që fermerët që kujdeseshin për këminjtë, kishin lëkurë shumë të butë.
Ky zbulim zgjoi interes tek shkencëtarët dhe tek shumë studiues, të cilët pasi e analizuan efektin e tij, e quajtën një ingredient aktiv të çmuar.
Sot, mukusi i kërmillit përdoret gjerësisht në kremra fytyre, serume, etj. Struktura e tij përmban një set ingredientësh aktiv duke përfshirë Alantoinën, Elastinën, Kolagjenin, Acidin Glikolik, Acidin Laktik, vitamina e minerale dhe përbërës të tjerë që ndihmojnë në trajtimin e shenjave të vogla, akneve, linjave të mimikës dhe rrudhave.
Bio Snail përfshin një linjë komplete të produkteve të fytyrës dhe trupit; të rekomanduara nga dermatologë, mjekë, estetistë, farmacistë, qendra estetike dhe dyqane bimore, falë rezultateve të dukshme, me një efekt të shpejtë dhe që zgjat në lëkurë.