Formula e gjelbër, zgjidhja ideale për kujdesin e lëkurës tuaj

Nga kombinimi i ideve të reja, parimeve dhe pasionit për të bukurën, ka lindur Eterea Cosmesi Naturale, një laborator me teknologji të lartë i kozmetikës bimore. Ky brand italian është një shkrirje mes dashurisë për natyrën, krijimit, inovacionit dhe aftësive shkencore.

Çdo produkt është plotësisht i sigurt, i përshtatshëm me çdo lëkurë dhe efektiv, duke qenë se janë prodhuar për të ruajtur mirëqenien dhe bukurinë e njeriut.

Formula “e gjelbër” dhe organike nuk përmban asnjë nga ingredientët e dëmshëm si: Paraben, Peg-Ppg, Sles-Sls, derivate të Petroleum, vazelinë dhe parafinë, Phthalates dhe ngjyryes sintetikë.

Eterea Cosmesi respekton natyrën dhe ambientin duke përdorur paketime dhe materiale 100% të riciklueshme.

Eterea Cosmesi është një brand 100% italian i cilësisë së lartë, i cili garanton efikasitet, sigurinë e produktit dhe përshtatjen me rregullat e vendosura (European Regulation 1223/2009).

Ky brand bazohet në disa parime të rëndësishme:

  • Komunikim i vazhdueshëm me klientët për të studiuar, njohur dhe përmbushur kërkesat e tyre më mirë.
  • Origjinaliteti: prodhimi i një kozmetike 100% natyrale dhe organike.
  • Respektimi i klientëve duke u ofruar produkte efektive dhe të sigurta.
  • Inovacion: kërkime shkencore të vazhdueshme për të përmirësuar formulat.
  • Cilësi: testime herë pas here në produktet e përfunduara, në ingredientët e papërpunuar dhe në të gjitha fazat e prodhimit për të vërtetuar stabilitetin dhe tolerancën e çdo formule.

 

Eterea Cosmesi është një skuadër ekspertësh, njerëzish që duan natyrën dhe të bukurën, të cilët vazhdimisht studiojnë dhe punojnë drejt përmirësimit të brand-it dhe formulave të produkteve. Çdo ingredient është përzgjedhur me kujdes maksimal që të jenë të cilësisë më të lartë si: vajërat organikë vegjetalë, gjalpi organik, Acidi Hialuronik, mjalti organik, beta glucan, vitaminat, peptidet, dylli i bletës, ekstraktet e bimëve medicinale dhe vajërat esencialë.

Për më tepër Eterea Cosmesi ndalon rreptësisht eskperimentimin mbi kafshë.

Back to blog