Vetullat dramatike, guximtare jane kudo ne Instagram dhe ne kerkimet ne YouTube. Ato jane te sofistikuara, ne trend dhe nje menyre e mire per te nxjerr ne pah bukurine natyrale te fytyres. Defekti i vetem? Eshte nje vije e holle midis dramatikes dhe shume dramatikes. Nqse aksidentalisht e tejkaloni me lapsin e vetullave ose me pluhurin, mos u shqetesoni, nuk eshte fundi i botes. Vetem se keni perdorur shume produkt, nuk do te thote se duhet te ktheheni nga fillimi duke e vizatuar serish. Me poshte do t’ju tregojme disa truke.
- Perdorni kunjat e pambukut si fshires magjik
Nqse realizoni se i keni bere vetullat shume dramatike dhe shume te trasha, nuk keni pse ta fshini te gjithen. Perkundrazi, merrni pambukut lagena me pastrues makeup-i dhe me kujdes ndiqni vijen e jashtme te vetulles natyrale. Mos harroni, produktet e vetullave duhen te aplikohen brenda vijezimit te vetulles, jo jashte tij. Kunjat e pambukut do te fshijne cdo hije te padeshiruar qe ka dal shume jashte vijes.
- Mbani me vete nje furce dhembesh per prekjen finale
Krehja e vetullave eshte nje rruge e mire per te arritur forme dhe teksture natyrale. Nqse nuk furcen apostafat per te krehur vetullat, atehere perdorni furce dhembesh. Mbasi keni hequr produktin e padeshiruar, butesisht krihni vetullat per lart dhe fijet e buta te furces, normalisht te paperdorur.
- Te dini kur te ndaloni
Celesi i frenimit te rasteve te vetullave te tejbera eshte te dish kur te ndalosh. Rekomandohet te keni dore te lehte me produktin ne pjesen e brendshme te vetullave. Ajo pjese duhet te duket natyrale dhe jo shume e mbushur me produkt. Ne pergjithesi, ju duhet qe gjithmone te shikoni fijet individuale te vetullave tuaja. Nuk duhet ti mbushni vetullat deri ne graden qe te duken te mbingarkuara.