Cilat janë produktet që mund të vendosen pa frikë në fytyrë?

IDUN Minerals është një brand kozmetike suedez, produktet e të cilit përmbajnë minerale të pastra. Produktet janë të prodhuara në bashkëpunim të ngushtë me studiues e dermatologë dhe përmbajnë ingredientë që mbrojnë e kujdesen për lëkurën.

Produktet e IDUN Minerals shiten ekskluzivisht në farmaci. Kjo do të thotë që i kalojnë me sukses rregullat e rrepta të farmacive dhe përshtaten plotësisht me standartet e larta. IDUN Minerals gjithashtu ka “listën e zezë”, ku përfshin të gjithë ingredientët që janë të përjashtuar nga produktet, për të garantuar kujdes maksimal.

Falë përbërësve të paktë dhe të pastër, për herë të parë Shoqata e Astmës dhe Alergjisë në Suedi, sugjeron një produkt make up-i, fondatinën pluhur nga IDUN Minerals. Personat me probleme si aknet apo rosacea gjithashtu mund t’i përdorin këto produkte make up-i në rutinën e tyre.

Në momentin që blini një produkt nga IDUN Minerals jeni të sigurt që nuk janë testuar në kafshë. Këto produkte janë prodhuar me kujdesin maksimal duke marrë në konsideratë lëkurën tuaj, kafshët dhe natyrën. Gjithashtu paketimi është gjithmonë në shqyrtim dhe përmirësim që të jetë plotësisht i riciklueshëm dhe të mos dëmtojë ambientin.

Motoja e IDUN Minerals është “Bukur dhe pastër”, ç’ka nënkupton se bukuria nuk duhet të jetë një barrë për planetin tonë. Qëllimi i IDUN Minerals është që të sjellë produkte të pastra dhe efektive që mbrojnë lëkurën tuaj dhe natyrën.

 

 

Back to blog