Pikat e zeza jane pucrra qe ngrihen ne siperfaqe te lekures. Kur nje pore mbushet dhe mbyllet, eshte e njohur si pika te bardha. Por kur siperfaqja ngel e hapur, formohet pika e zeze. Shume njerez mendojne se pikat e zeza jane te zeza sepse ajo eshte ngjyra e papastertise ne pore. E verteta eshte se pikat e zeza jane te zeza ose gri e erret sepse vaji dhe lekura e vdekur e mbushin poren dhe oksidohen kur bien ne kontakt me ajrin. Nqse jeni duke u marre me pikat e zeza, do deshironit si ti hiqnit qafe, me poshte do t’ju tregojme 8 menyra qe mund ti provoni.
1. Lani fytyren dy here ne dite dhe mbas stervitjes
Jemi te sigurt qe kjo nuk eshte hera e pare qe degjoni se larja e fytyres rregullisht ndihmon me aknet. Eshte ide fantastike edhe te lash fytyren ne mengjes per te hequr cdo papasterti ose bakterie qe mund te kete shkuar ne fytyren tuaj gjate nates. Gjithashtu ju duhet te siguroheni qe te lani kellefin e jastikut rregullisht. Por kini kujdes qe te mos e mbi pastroni, kjo mund te rrjep lekuren dhe mund te bej qe te prodhoj me shume yndyre. Tregoni kujdes qe te lani fytyren sa me shpejt qe mundet mbas stervitjes. Letrat qe pastrojne fytyren jane ide fantastike kur nuk keni kohen te mjaftueshme. Djersa mund te ngel ne pore bashke me papastertite dhe yndyren, kjo eshte pse duhet te lani fytyren tuaj, perpara se djersa te thahet.
2. Provoni shiritat per pore
Te gjithe e kemi pare reklamen me vajzen duke qeshur e lumtur qe ka hequr pikat e zeza nga hunda e saj. Shiritat per pore heqin perkohesisht shtrese te lekures dhe me te del vaji dhe papastertite e oksiduara qe prodhojne pikat e zeza. Shiritat nuk i parandalojne pikat e zeza per tu kthyer prape, gjithsesi, sepse ato nuk e rregullojne balancen e prodhimit te vajit te lekures. Per rezultate me te mira avulloni fytyrem ne menyre qe poret te hapen.
3. Perdorni mbrojtjen nga dielli pa vaj
Mund te duket e pazakonshme te shtosh mbrojtes dielli te yndyrshme ne lekure qe eshte e yndyrshme dhe kjo con ne vaj te tepert. Por eshte e rendesishme qe te perdorni mbrojtje kunder diellit pavaresisht llojit te lekures qe keni. Fatmiresisht ka opsione te mira per mbrojtjen kunder diellit qe jane edhe efektive per te bllokuar rrezet ultraviolet.
4. Pastrim i thelle
Kur mendoni per pastrim te thelle, ju mendoni per skrube te ashpra dhe te forta. Keto faktikisht mund ti acarojne aknet. Fatmiresisht ka nje numer te madh pastruesish te thelle te bute qe ju mund te perdorni. Kerkoni pastrues te thelle qe permbajne alfa dhe beta acid hidroksi. Keto jane acide te buta qe e heqin qelizat e lekures se vdekur. Kjo ndihmon per te pastruar rrugen qe produktet e tjera te depertojne me mire ne lekure dhe te funksionojne me efektivisht.
5. Zbuteni me mask prej balte
Balta eshte nje ingredient I bute qe u perket koherave te lashta. Balta ndihmon ne heqjen e vajit te tepert dhe ndihmon ne pastrimin e poreve te mbushura dhe te mbylluara. Maskat e fytyres qe kane baze balte funksionojne me mire se shiritat e poreve te cilat e terheqin shtresen e lekures. Kurse balta hyn ne pore dhe gradualisht e nxjerr jashte papastertite dhe vajin. Disa maska prej balte permbajne sulfur e cila ndihmon per te hequr lekuren e vdekur dhe rregullon aparencen e pikave te zeza. Gjithsesi shume njerez jane alergjike ndaj sulfurit prandaj eshte ide e mire per ta provuar me perpara ne krah nqse do perdorni ndonjehere produkt qe permbajne sultur.
6. Provoni maskat me qymyr
Qymyri eshte duke shtuar ne shume produkte ne kohet e sotme, ka paste dhembesh qe jane te perziera me qymyr dhe kjo per nje arsye te mire. Qymyri eshte nje detoksifikues i mrekullueshem. Punon thelle ne pore per te ndihmuar me nxjerr jashte papasterite.
7. Provoni retinoid
Retinoid jane te perfituara nga vitamina A dhe jane vertetuar se permiresojne aknet. Retinol rrit qarkullimin e qelizave te lekures dhe kjo ndihmon ne aparencen e rrudhave. Duhet theksuar qe grate shtatezane duhet te shmangin retinolin sepse sasite teperta mund te interferojne ne zhvillimin e fetusit.
8. Aplikoni xhel acid salicilik
Acidi salicilik ndihmon ne tretjen e keratins ne poret e mbyllura duke shkaktuar pikat e zeza. Gjithashtu eshte eksfoliant efektiv por duhet ta perdonin vetem ne zonat ku keni pika te bardha ose pika te zeza.
Keshilla per parandalimin e pikave te zeza
• Mos perdorni produkte per nxirrjen e lekures sepse produkti mund te vendoset ne pikat e zeza ekzistente duke I beret e duken me te erreta dhe me te dukshme. Per me teper produktet per nxirrje mund te mbyllin poret dhe te krijon pucra.
• Mos perdorni shume produkte sepse edhe pse mund te jene te destinuara per te luftuar kunder akneve mund te acarojne lekuren dhe perkeqesojne pikat e zeza ne hunde. Qendroni me nje ose dy produkte dhe mos harroni te perdorni hidratuesin sepse fytyra qe eshte shume thate do te prodhoj me shume vaj dhe kjo do te sjell pikat e zeza.