Finesse
Finesse
Thjeshtësi dhe finesë !
PRIMER MATTE-GIZZENE
Aplikohet në fytyrë në vend të kremit hidratues,si bazë e makeup-it duke i dhënë pamje të njëtrajtshme fytyrës tuaj.Produkti më efikas për përhapjen e lehtë të fondatinës,në mënyre të njëtrajtshme.
Falë përbërësve që përmban shërben edhe si hidratues për lëkurat e thata dhe eleminon yndyrën e tepërt për fytyrat e yndyrshme.
Mundëson qëndrimin e gjatë të makeup-it dhe mbulimin e çdo defekti të mundshëm në fytyrën tuaj dhe ju bën të dukeni më natyrale se kurrë.
Pudër Kremoze - Gizzene
Pudra kremoze është një zgjedhje e mirë për lëkurë të thatë ose të maturuar.
Siguron një mbulim mesatar dhe të plotë duke ndihmuar lëkurën të duket e butë dhe e mëndafshtë.
Kjo fondatinë krem nga Gizzene Paris jep një përfundim natyral sapo aplikohet,është perfekte për përdorim të përditshëm dhe një pamje të kuruar.
Korrektor Gizzene
Korrektori perfekt për aplikimin poshtë syve .Korrektor i lëngshëm me një strukturë kremoze që jep një mbulim të lartë.I jep një ndjesi të lehtë lëkurës dhe aplikohet butësisht në mënyrë të njëtrajtshme.
-Nuk ka elementë shtesë të panevojshëm.
Pothuajse nuk ndjehet dhe mbulon në mënyrë perfekte.
Fsheh njollat e errëta dhe ka vetinë të përshtatet me tonet e lëkurës.
Korrektori përdoret për të hapur ngjyrën në zonën e poshtë syve, për të zhdukur rrathët e zinj,për të mbuluar shenjat ose njollat dhe ndihmon konturin për te krijuar iluzionin e fytyres së tërhequr.