Udhëzuesi themelor i makeup-it për fillestarët

Nqse keni shkuar ne dyqanet e kozmetikes dhe jeni ndjere e tronditur nga aq shume produkte qe te ofrojne, ne e kuptojme. Edhe per punonjeset e bukurise qe jane te certifikuara mund te jete pak konfuzuese per te vendosur cfare produktesh ju duhet dhe se cfare do e ndryshoj menyren e makeupit. Prandaj kemi vendosur qe ishte koha per ti cuar gjerat perseri te bazikja, sidomos per fillestaret ne makeup dhe te shpjegojme qellimin e cdo produkti, nga fondatita dhe korrektori deri te primeri ose konturi. Me poshte do ju tregojme udhezuesin e makeupit per fillestaret:
PRODUKTE PER FYTYREN
1. Primer: nje primer eshte formuluar per te krijuar nje baze te njetrajtshme per aplikimin e makeup-it. Do t’ju ndihmoje per te mbajtur makeupin me gjate , ndihmon me zvogelimin aparencen e poreve, balancon skuqjen, hidraton fytyren dhe gjithashtu e mbron lekuren nga radikalet e lira. Primer-a te ndryshme kane perfundime te ndryshme, si mat, me shkelqim, per perkujdesje te lekures suaj.
2. Fondatina: fondatina eshte formuluar per te zbutur dhe per te bere fytyren te njetrajtshme. Mbulimi eshte nje gje shume e rendesishme per tu konsideruar; mbulimi i lehte krijon nje shtrese te hole dhe eshte ideale per ato qe e dashurojne pamjen natyrale ose duan qe ti tregojne qykat pavaresisht makeup-it, kurse fondatinat me mbulim maksimal kane tendencen te kene konsistence me te trashed he eshte ideale nqse kerkoni nje product qe te mbuloj aknet, pigmentimin ose njolla te akneve.
3. Korrektori: korrektori perdoret per te hapur ngjyren ne zonen e poshte syve, per te zhdukur rradhet e zinj, per te mbuluar shenje ose njolle dhe ndihmon konturin per te krijuar iluzionin e fytyres se terhequr. Korrektoret jane zakonisht me mbulim mesatar ose te lart dhe mund te kene perfundim mat dhe me shkelqim.
4. Konturi: konturi perdoret per te krijuar hije ne fytyre, te cilat ndihmojne per te nxjerr ne pah tiparet. Formula me puder eshte e shpejt dhe e lehte per fillestaret kurse formula likuid dhe kremoz jane per te bere nje kontur me natyral. Ju, gjithashtu, mund ti perdoresh me shtresa, mund te filloni me konturin kremoz dhe te perfundoni me puder. Formulat e konturin kane tendencen te kene nen ngjyra te ftohta per te krijuar iluzionin e hijes. Zonat ku ju mund te konturoni jane balli, hunda dhe faqet.
5. Bronzeri: bronzeri ngroh fytyren dhe te jep iluzionin e ngjyres nga dielli. Pavaresisht se eshte e ngjashme me konturin, bronzeri ka nen ngjyra te ngrohta dhe eshte me natyrale. Bronzeri aplikohet ne faqe, hunde dhe ball.
6. Ndricuesi: ndricuesi eshte per te ndricuar pikat me te larta ne fytyre, duke i dhene nje perfundim shkelqyes. Eshte formule shkelqyes dhe vjen ne formule pudre, kremi ose likuid.
7. Pluhur vendosjeje: pluhuri vendoses eshte ose transparent ose mund te jete ne ngjyren e lekures dhe aplikohet siper fondatines per ta vendosur ne vend makeup-in ne menyre qe te mos duket e copetuar gjate dites. Formula te ndryshme mund te perdoren per te hapur, per te bere mat, ose kunder yndyres. Gjithashtu mund te perdoret per te “pjekur” poshte syve per ti dhene efektin hapes dhe per te vendosur korrektorin ne vend.
8. Blush: blush perdoret per ti shtuar ngjyre mollezave. Mund te zgjidhni midis formules kremoze, puder dhe likuid, edhe pse ne formulen e pudres eshte me e lehte per tu perdorur dhe duhet aplikuar mbas fondatines dhe pluhurit .
Produktet e vetullave
1. Laps vetullash: lapsi I vetullave eshte ideale per te imituar fijet e vetullave reale dhe per te krijuar nje vetull natyrale. Sa me e holle te jete maja, aq me precise do mund te jeni. Formulat e lapsit vijne ne formatin e lapsit te zakonshem ose mund te jene bere me formule te lemuar qe kane nje maje te holle dhe e ben aplikimin te lehte.
2. Pluhur vetullash: pluhuri i vetullave perdoret per te mbushur vetullat per te dhene aparencen e vetullave me te trasha dhe me te plota. Eshte e mrekullueshme per ti mbushur vendet bosh dhe te jep nje perfundim natyral.
3. Pomade vetullash: pomade eshte nje formule dylli dhe i ben vetullat me dramatike dhe te definuar nderkohe formula ndihmon per te mbajtur vetullat ne vend. Zakonisht vjen ne nje paketim poce dhe aplikohet me furce e vogel me maje.
4. Xhel vetullash: nje xhel vetullash perdoret per te mbajtur vetullat ne vend, edhe pse disa xhel vetullash jane me ngjyre, i shtojne trashesi dhe definicion vetullave.
Produktet e syve
1. Hijet e syve: hijet e syve jane pluhura me ngjyra, qe mund te jene mat, me shkelqim, xixa ose me dy ngjyra. Me e rendesishmja qe duhet te merret parasysh kur bleni hije te reja eshte pigmentimi, qe eshte esenciale ne menyren sesi del ngjyra. Sa me e pigmentuar eshte, aq me pak product do perdorni, por duhet te sfumoni shume.
2. Peneli likuid: peneli likuid jep formule likuide me pigmentim te larte permes nje aplikuesi me maje. Sa me preciz aplikuesi dhe sa me i likuid formula, me e lehte behet aplikimi.
3. Vijezues xhel: vijezuesi xhel vjen ne nje poce te vogel dhe duhet aplikuar me furce te vogel me kend. Formula kremoze eshte me rezistente se ai likuid, por mund te jete me e veshtire per tu aplikuar.
4. Vijezues laps: ky eshte nje laps i bute dhe vjen zakonisht ne shum ngjyra, nga e zeza ne cdo ngjyre te ylberit. Vijezuesi laps mund te jep shume precizitet, por mund te jene fantastike per pjesen e poshtme te syrit. Nqse perdorni ngjyren bezhe ose te bardhe te lapsit ne pjesen e qerpikeve te poshtem do krijoje iluzionin e syve me te medhenj.
5. Rimel: rimeli do te japi aparencen e qerpikeve me te gjate e me te plote dhe mund te zgjidhni formulen normale ose formulen kundra ujit. Aplikuesi plastik do t’ju ndihmoje per ti ndare dhe per ti zgjatur qerpiket dhe aplikuesit me furce me fije natyrale do te ndihmojne ti bej qerpiket me te trashe dhe me dramatic.
6. Primer per hijet e syve: primeri i hijeve te syve do te krijoj nje baze te nje trajtshme per aplikimin e hijeve te syrit dhe do te ndihmoj qe ngjyra te qendroj vibrante gjate gjithe dites.
7. Hije syri likuid: hijet e syrit likuid jane shume rezistente qe aplikohen si likuid dhe e kan perfundimin si puder. Gjithashtu hijet e syrit jane likuid.
Produktet e buzeve
1. Buzekuq likuid: formula likuide zakonisht vjen ne formen e tubetit dhe aplikohet me furcen qe vjen ne tubet dhe qe e ben vijezimin dhe formen e buzeve shume thjesht. Formula thahet brenda 1 minuti ose 2 dhe vendoset ne perfundim mat. Buzekuqet likuid jane me rezistente se buzekuqet klasik.
2. Buzekuq klasik: buzekuqet vijne ne forme plumbi dhe kane formule kremoze. Buzekuqet mund te jene me mbulim te lehte ose maksimal, me perfundim mat ose me shkelqim.
3. Shkelqyes buzesh: formula likuide me shkelqim intens, mund te jet me ngjyre, transparente dhe disa kane edhe efektin fryres.
4. Laps buzesh: lapsi perdoret per te vijezuar buzet dhe per te evituar buzekuqin te dal jashte buzeve. Mund te perdoret per te konturuar buzet dhe per ti dhene aparencen e buzeve me te plota dhe gjithashtu ndihmon per te zgjatur buzekuqin. Perdorimi i lapsit perpara buzekuqit mund te ndihmoj ne formen e buzeve dhe e ben aplikimin e buzekuqit me te lehte.

Back to blog