Si të gjejmë ngjyrën perfekte të fondatinës për fytyrë?

Si të gjejmë ngjyrën perfekte të fondatinës për fytyrë?

Fondatina është baza që përdoret për të mbuluar shenjat dhe që njëtrajteson ngjyrën e fytyrës,ku në të cilën më pas do të aplikohen produktet e tjera të makeup-it. Ështe e rëndësishme të përdoret ngjyra e duhur sepse një fondatinë e gabuar duket jo natyrale dhe nuk do të krijojë sipërfaqen e duhur për pjesën tjetër të makeup-it. Ka disa faktore që duhen të merren parasysh kur do të zgjedhim ngjyrën e fondatinës duke perfshirë këtu llojin e lekurës, tonin dhe fytyrën.

  1. Të kuptosh nën-ngjyrat e lëkurës

Përpara se të zgjedhësh fondatinën është mirë të përcaktosh nën-ngjyrën e lekurës. Në përgjithësi, janë tre lloje të nën-ngjyrave:

  • E ftohtë, qe do të thotë lekura juaj është blu, e kuqe ose rozë.
  • E ngrohtë, qe do të thotë lekura juaj është më e artë, e verdhë ose ngjyrë pjeshke,
  • Neutral, qe do të thotë që lëkura juaj ka miksim të ngjyrash të ngrohta dhe të ftohta.
  1. Të përcaktoni nën ngjyrën

Ka disa teste që mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni nëse nën-ngjyra e lëkurës suaj është e ngrohtë, e ftohtë apo neutrale. Testet përfshijnë caktimin e ngjyrës së flokëve dhe syve, në cilat ngjyra dukeni më mirë, si reagoni ndaj diellit dhe ngjyra e venave.

  • Ngjyra e flokëve e zezë natyrale, kafe ose bionde të kombinuara me ngjyrën e syve jeshil, gri apo blu është tregues që keni nën-ngjyrë të ftohtë. Ngjyra e syve lajthi, kafe apo e artë e kombinuar me ngjyrën e flokëve e zezë natyrale, gështenje apo e kuqe është tregues që keni nën-ngjyrë të ngrohtë.

 

  • Bizhuteritë argjendi do të përshtaten më mirë me ju nëse keni nën-ngjyrë të ftohtë, bizhuterite floriri do duken më mirë nëse keni nën-ngjyrë të ngrohtë. Personat me nën-ngjyrë neutrale do të duken mirë si në argjend dhe flori.

 

  • Personat që janë me nën-ngjyrë të ftohtë kanë tendencën të skuqen dhe të digjen shpejt nga dielli, kurse ata që janë me nën-ngjyrë të ngrohtë do të nxihen në diell.

 

  • Venat blu në brendësi të kycit tregojnë që keni nën-ngjyrë të ftohtë, kurse venat jeshile tregojnë që keni nën-ngjyrë të ngrohtë, venat që janë mes blusë dhe jeshiles tregojnë që keni nën ngjyrë-neutrale.
  1. Mësoni se cila fondatinë përshtat më shumë me llojin e lëkurës tuaj.

Duke ditur në qoftë se keni lëkurë të thatë apo të yndyrshme nuk do të ndihmojë në zgjedhjen e ngjyrës së fondatinës, por do të ndihmoj në zgjedhjen e duhur te llojit te fondatinës.

  • Zgjidhni përfundim mat ose likuid pa vaj ose fondatinë pluhur në qoftë se keni lëkurë të yndryshme.
  • Zgjidhni krem hidratues ose fondatinë stik në qo9ftë se keni lëkurë të thatë.
  • Zgjidhni fondatinë kundër alergjive dhe pa fragrancë në qoftë se keni lëkurë të ndjeshme.
  • Zgjidhni fondatinë pluhur nëse keni lëkurë të kombinuar.
  • Zgjidhni fondatinë me mbulim mesatar ose të lartë nëse keni sipërfaqe lëkure jo të njëtrajshme dhe dëshironi të mbuloni lëkurën sa më shumë, në të kundërt zgjidhni fondatinë që ka mbulim të lehtë nëse keni sipërfaqe lëkure pothuajse të njëtrajtshme dhe dëshironi një paraqitje sa më natyrale.
  • Është gjithmonë një ide e mirë të blesh fondatinë që përmban SPF (mbrojtje nga dielli), sepse do të krijoje sasi të vogël mbrojtjeje nga rrezet ultravioletë.

 

Mësoni si ta kërkoni ngjyrën perfekte të fondatinës

  1. Ju tashmë e dini se cfarë kërkoni në një fondatinë bazuar në llojin e lëkurës suaj dhe tani është momenti për të perdorur dijen që keni marrë për nën-ngjyrat për të zgjedhur disa ngjyra të mundshme.

 

  • Për nën-ngjyra të ftohta: zgjidhni një fondatinë me bazë ngjyre rozë, të kuqe ose blu dhe merrni në konsideratë ngjyrat kafe,rozë, dhe porcelan.
  • Për nën-ngjyrat e ngrohta: zgjidhni një fondatinë me bazë të verdhë dhe merrni në konsideratë ngjyrat karamel, golden, gështenjë dhe bezhë.
  • Për nën-ngjyrat neutrale merrni në konsideratë ngjyrat nude dhe ivory.
  1. Kushtoni rëndësi dyqaneve të kozmetikës.
    Kur bleni fondatinë, kërkoni dyqane ku ju ofrohet shërbimi i ekspertëve të bukurisë që t’ju ndihmojnë të zgjidhni ngjyrën dhe fondatinën e duhur. Nëse nuk ofrohet shërbimi, kërkoni për dyqane që kanë mostra të fondatinave në mënyrë që të përcaktoni vetë ngjyrën e duhur përpara sa ta bleni.
  2. Testoni disa ngjyra. Përdorni informacionin për nën-ngjyrat dhe zgjidhni disa fondatina qe t’i provoni. Pastaj provoni fondatinën duke e vendosur në pjesën e mjekrës. Lekura në mjekër do jetë më e afërt në në-ngjyrat tuaja natyrale dhe do t’ju krijoj një ide se si do të duket fondatina edhe në qafë.
    • Nëse në dyqane nuk ju ofrojnë mostra, mbajeni shishen e fondatinës midis mjekrës dhe qafës.
    • Edhe nëse jeni duke provuar moster apo duke e mbajtur shishen e fondatinës, gjeni një dritare ose dritë natyrale, që të shikoni sesi duket ngjyra e fondatinës.
  3. Zgjidhni fondatinën. Fondatina më e mirë është ajo që humbet në lëkurë. Fondatina nuk supozohet të shikohet, por të krijojë një sipërfaqe të njëtrajtshme në të cilën do punohet.
    Përdoni metodën e provës në mjekër për të përcaktuar se cila fondatinë përputhet më mirë në lëkurën tuaj. Kjo është ngjyra e fondatinës që do të mbulojë më së miri shenjat dhe skuqjet nderkohë që dukeni natyrale.

 

Back to blog