Blerjet online nuk kanë qenë kurrë më të thjeshta. Me shumë pak hapa, porosisni produktin që dëshironi nga shtëpia.
Hapat që duhen ndjekur:
- Hyni në web-in e Modastika: www.modastikacosmetics.com
- Këtu mund të zgjidhni kategorinë e produkteve për të cilat jeni të interesuar, make-up ose skin care (për kujdesin e lëkurës), nga 7 brandet ekskluzive të Modastika: IDUN Minerals, Gizzene, UMF Cosmetics, Eterea Cosmesi, Bio Snail, Bronzea & Thalia.
- Klikoni mbi produktin që dëshironi.
- Klikoni “Shto në shportë” për të shtuar produktin në shportën tuaj. Zgjidhni mes tre opsioneve: “Vazhdo blerjet”, nëse dëshironi të zgjidhni produkte të tjera, “Shiko shportën”, nëse dëshironi të shikoni produktet që keni zgjedhur, “Kalo te kasa”, nëse dëshironi t’i porosisni.
- Gjithashtu mund të klikoni “Bli tani” nëse dëshironi të porosisni vetëm atë produkt.
- Në pjesën e sipërme, djathtas të web-it, gjendet ikona e shportës, në të cilën mund të shikoni produktet që keni shtuar.
- Pasi klikoni “Kalo te kasa” shkruani të dhënat tuaja të kontaktit.
- Klikoni mbi “Kalo te transporti” për të zgjedhur trasnportin përkatës, sipas vendit ku ju jetoni.
- Klikoni mbi “Kalo te pagesa”, ku opsioni Paguaj në dorëzim është i zgjedhur automatikisht.
- Klikoni “Mbyll porosinë” dhe tashmë ju sapo kryet porosinë tuaj me sukses.
Stafi ynë do t’ju kontaktojë shumë shpejt për konfirmimin e porosisë.