11 Furçat Esenciale

Juve nuk ju duhen me qindra furça makeup-i. Disa nga makeup artistet me te njohur preferojne te perdorin ngrohtesine e dores dhe gishtat e paster per te sfumuar dhe shkrire pjesen me te madhe te makeup-it ne lekure. Por nqs nuk jeni nje artist makeup-i i famshem do ju duhet ndihme ekstra dhe mjetet e duhura, furçat e makeup-it do behen miqte tuaj me te mire. Aplikuesit e makeup-it jo vetem qe vijne ne madhesi te ndryshme, por edhe ne materiale te ndryshme, forma, gjatesi dhe dendesi te ndryshme. Prandaj ne do ju rekomandojme 11 furcat e makeup-it dhe sfungjeret qe do t’ju duhen ne varesi te rutines suaj te makeup-it.
1. Furça e fondatines
Perdorimi i furçes eshte opsional kur behet fjale per fondatine likuide pasi mund ta perhapni me sfungjer ose me duar, por furça e fondatines do t’ju duhet patjeter kur fondatina eshte ne formule pluhur. Furça e fondatines eshte e dendur dhe e rrafshuar ose e plote, e rrumbullaket. Disa preferojne furçe me fije sintetike per formule likuide dhe ato me fije natyrale per formule pluhur.
2. Sfungjer sfumues
Ju kujtohet qe thame se furça per fondatinen likuide eshte opsionale? Kjo sepse shume artiste makeup-i perdorin keto sfungjera per te arritur nje pamje te lemuar dhe pa vija. Fale formes se saj rrumbullake dhe te bute, sfungjerat nuk do te lene asnje vije te çuditshme, ose fije. Siperfaqja e tyre e lagur ndihmon per te ulur intensitetin e mbulimit te fondatines suaj, korrektorin ose te blushit krem per nje perfundim me natyral.
3. Furça e korrektorit
Mendoni per furçat e korrektori si furçat e fondatines vetem ne permasa me te vogla. Pavaresisht se jeni duke kerkuar per te aplikuar produktin poshte syve ose per te mbuluar puçra te kuqe, keto furça sintetike jane ideale per te targetuar zona te vogla specifike qe ju doni te korrigjoni. Ju patjeter qe mund te perdorni sfungjer, aplikuesin qe vjen direkt ne paketimin e korrektorit, por nje furçe e tij jo vetem qe eshte me higjenike por ofron edhe nje perfundim me te njetrajtshme dhe me realistik.
4. Furçe pluhuri
Nqs zona T eshte e shkelqyeshme ose pjesa e poshtme e syve krijon ndarje, jane shqetesimet tuaja me te medhaja, me lejoni t’ju prezantoj me pluhurin fiksues bashke me te edhe furçen per pluhur. Duke u varur nga zona qe doni te mbuloni, madhesia e furçes varion nga e vogel ne te madhe dhe ka fije te gjata dhe te dendura. Eshte e krijuar per te vendosur ne vend fondatinen ose te per te perhapur dhe per te sfumuar fondatinen me formule pluhur.
5. Furçe bronzeri
Furçat e bronzerit, blushit dhe pluhurit jane te ngjashme saqe nje mund te bej punen e te gjithave, por kush ka kohen per ta pastruar ndermjet dy hapave. Gjeni nje furçe bronzeri dhe/ose blushi me fije te gjata dhe te plota ne forme te harkuar me maje per te shperndare njetrajtesisht pigmentimin e pluhurave. Sa me e plote te jete, aq me pak produkt do te marri.
6. Furçe konturi
Fijet diagonale te furçes se konturit do e bejne me te lehte sfumimin e pluhurit te konturit, me paster dhe me precize poshte kockes se mollezave. Perdorni nje furçe me skaj te pjerret per kontur me te mprehte.
7. Furça e highlighterit
Forma e furçes se highlighterit varet nga intensiteti i highlighterit qe kerkoni. Perdorni furçe me fije shume te gjata per nje efekt me te lehte ose merrni nje furce me fije me te dendura per highlighter me te theksuar.
8. Furçe ngjyruese per hijet e syrit
Pavaresisht emrit te veçante, furça ngjyryese per hijet e syrit eshte faktikisht çelesi per te marre nje ngjyre me te pigmentuar, shtrese ngjyre te njetrajtshme ne kapaket e syve tuaj. Keto furça jane zakonisht te sheshta, me maje te rrumbullaket dhe te dendura, ne menyre qe te marrin sa me shume pigment.
9. Furçe sfumuese per hijet e syrit
Ndryshe nga furça ngjyruese, e cila eshte per te kapur me shume pigment, furça sfumuese sfumon pluhurin per perfundim me te lehte dhe te perhapur. Keto furça jane te njohura per formen me maje dhe te buta me shume fije, ne menyre qe te ndihmoje ne sfumimin pa demtuar kapaket e syve.
10. Furçe si laps
Furça si laps i ben te gjitha: sfumon penelin krem, e vendos me preçizitet hijet e syve ne pjesen afer qerpikeve, etj. Kur furçat e tjera jane shume te medhaja ose me shume fije, merrni ketu furçe te ngurte, te dendur dhe me maje, sidomos kur keni ne plan me be tekniken “Smoky Eyes”.
11. Furça e vetullave
Ju padyshim qe keni pare dhe keni krehur vetullat tuaja me kreher me perpara, por furçe vetullash ne te dyja anet, njera me furçe te sheshte te pjerret qe ndihmon per te vizatuar vetulla dhe ana tjeter per ta krehur me furçen qe eshte e ngjashme me ate te rimelit.
Back to blog