Për një pamje si një parisiene e vërtetë

Gizzene është një brand make up-i francez i themeluar në vitin 2006, i cili ka si qëllim që ta bëjë të bukurën të aksesueshme për të gjithë.

Gizzene reflekton një brand plot klas me linjën e tij të make up-it, që përfaqësohet nga paketimet elegante të zeza, duke ofruar një linjë të gjerë produktesh cilësore për të rritur vetëbesimin e çdo klienti.

Për vite me rradhë këto produkte janë eksportuar në mbi 60 shtete të botës, duke u bërë shumë shpejt ndër më të preferuarat. Me anë të cilësisë së lartë dhe pasionit për make up-in, Gizzene po përhapet gjithmonë e më shumë.

Produktet e Gizzene prodhohen me kujdes maksimal në laboratorin në Paris me një skuadër profesionistësh.

Filozofia e këtij brandi është se besojnë që bukuria është reflektim i të bukurës në çdo sens dhe produktet prodhohen në bazë të parimeve që dalin nga ky kontekst.

Produktet e Gizzene prodhohen konform natyrës, ambientit dhe kafshëve. Nuk përmbajnë Polyethylene, i cili është një element tepër i dëmshëm dhe ndotës për ambientin. Pjesë e misionit të tyre është që të krijojnë produkte të pastra, që mbrojnë ambientin për brezat e ardhshëm.

Back to blog